November 6, 2025
1 min read

Dështoi të zgjidhet kryeministër; shteti në ‘kolaps’ institucional, Kurti merret me zgjedhjet në Maqedoni

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili dështoi të ribëhet kryeministër, në ‘kolapsin’ institucional në të cilin gjendet Kosova, ka vendosur të merret me zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut.

Javë më parë u akuzua se ndërhyri në këtë proces dhe i ofroi ndihmë VLEN-it, ndërsa sot thuri elozhe për këtë koalicion dhe kandidatët që fituan në shtetin fqinj.

Në postimin e tij në Facebook, kryeministri në detyrë tha se ky sukses është konfirmim i vullnetit të shqiptarëve për të ndryshuar.

“Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të thellë.”

Megjithatë, veprimet e tilla të deputetit Kurti, nuk i kanë pëlqyer një pjese të konsiderueshme të ndjekësve të tij në këtë rrjet social, të cilët nuk kanë nguruar ta shfaqin pakënaqësinë edhe në komente.

“Punët tua llugë në Kosovë, fill në Maqedoni ka mbet m’i drejtu”, shkroi Kushtrim Imeri nga Vitia, kurse një shkupjan shkoi edhe më tej, duke e konsideruar si përçarës të madh të popullit shqiptar.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop