October 21, 2025
1 min read

Dështon takimi Trump-Putin

Sipas të gjitha gjasave, takimi i paralajmëruar Trump-Putin, i cili duhej të zhvillohej në Budapest javën e ardhshme, ka dështuar. Të paktën kur bëhet fjalë për të ardhmen e afërt.

Barak Ravid tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nuk kanë plane për t’u takuar “në të ardhmen e afërt”, raporton Reuters.

Siç raportohet nga Ravid, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi: “Aktualisht nuk ka plane që Presidenti Trump të takohet me Presidentin Putin. Rubio dhe Lavrov patën një bisedë telefonike produktive. Prandaj, një takim shtesë ballë për ballë midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe Ministrit të Jashtëm rus nuk është i nevojshëm”.

Shtëpia e Bardhë nuk dha më shumë detaje se pse bisedimet janë pezulluar.

Latest from Blog

Gjendet i vdekur Alush Kastrati

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për Klanin e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës
Go toTop