March 22, 2026
1 min read

Detaje nga QKUK rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurave në Majac

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Majac të Podujevës.

Atje një person është vrarë, derisa është plagosur edhe një grua.

Po ashtu e plagosur në këtë rast ka mbetur edhe dyshuara që e ka kryer aktin.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla.

Syla deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.

“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymarje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla për Klankosova.tv.

Latest from Blog

Go toTop