Dy vëllezërit, Hajdar dhe Bujar Matarova, të cilët humbën jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në fshatin Surkish të Podujevës, do të varrosen sot.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 19:00 në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës.
Familjarët, të afërmit dhe qytetarët do t’u japin lamtumirën e fundit dy vëllezërve në vendin e njohur si “Lisi i Sheqës”, ku do të zhvillohet ceremonia mortore.
Humbja e tyre e papritur ka tronditur familjen dhe komunitetin, ndërsa sot ata do të përcillen për në banesën e fundit.
