December 3, 2025
1 min read

Diego Simeone befasohet si Raphinha, nuk e fitoi “Topin e Artë”

Diego Simeone ka pohuar se ylli i Barcelonës, Raphinha, duhet ta kishte fituar Topin e Artë 2025.

Kjo vjen pas performancës së shkëlqyer të brazilianit kundër Atletico Madrid të martën mbrëma, ku Barcelona e mposhti Atl.Madridin 3-1, për ta blinduar pozitën e parë në tabelë. Vizitorët kaluan në epërsi në minutën e 19-të me anë të Alex Baena. Megjithatë, Raphinha barazoi shtatë minuta më vonë. Dani Olmo (65′) dhe Ferran Torres (90+7′).

Raphinha filloi në krahun e majtë për Barcelonën dhe kompletoi 18/22 pasime, duke bërë tre pasime kyçe. Ai tentoi katër gjuajtje, kompletoi 2/2 driblime dhe fitoi 4/5 duele (përmes SofaScore). Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e lavdëroi yllin 28-vjeçar.

“Nuk kam idenë se si nuk fitoi Topin e Artë. Raphinha është lojtar shumë i mirë. Luan anësorin, mesfushorin dhe sulmuesin. Secili e zgjedh atë që e do, kurse unë e zgjedhi Raphinhan”, deklaroi pas ndeshjes Diego Simeone.

Raphinha shënoi 34 gola dhe 26 asiste në 57 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën sezonin e kaluar, ndërsa ata fituan tripletën vendase. Megjithatë, ai përfundoi i pesti në renditjen e Topit të Artë 2025.

Ylli i Paris Saint-Germain (PSG), Ousmane Dembele, e fitoi atë, ndërsa Lamine Yamal, Vitinha dhe Mohamed Salah përfunduan nga vendi i dytë në të katërtin, përkatësisht.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop