Një veturë raportohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Prishtinë.
Bazuar në informacionet zyrtare, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarri.
“Ankuesja f/k ka raportuar se i është përfshi nga zjarri vetura e saj me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse , ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.