September 26, 2025
1 min read

Dimal Basha paditet nga ish-ushtari i UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka dorëzuar padi dhe kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Dimal Basha.

Padia lidhet me pretendimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga kartelet e drogës – pretendime këto të cilat kishin ardhur nga një punim ku bashkautor ishte Dimal Basha.

“Të premten, në ora 13:20, në Prokurorinë Speciale do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës, për propagandë dhe përhapje të fakteve të pavërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, kishte njoftuar të mërkuren avokati i Pllashnikut, Gent Gjini.

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop