Dinari serb është duke u përdorur si mjet pagese në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Emisioni MAT për ta verifikuar këtë konvertoi eurot në dinarë për të bërë blerje në këtë pjesë. Dhe kjo u bë pa asnjë hezitim.
Derisa hyhej nëpër dyqane, u panë edhe qytetarë serbë që produktet i paguanin me dinarë.
Shitësit nuk hezitonin të kryejnë pagesat kur u ofroheshin bankënota të dinarit. Ndërkaq për këto transaksione nuk lëshohet kupon fiskal i Republikës së Kosovës në asnjërën prej dyqaneve.
Kështu, qarkullimi i valutave të huaja në mënyrë ilegale, në cilëndo ekonomi bën dëm.
Ky i dinarit serb, specifikisht thuhet të ketë ndikuar në ngritjen e vazhdueshme të çmimeve në tërë territorin e Kosovës.