October 10, 2025
1 min read

Diplomati gjerman i uron fat Kosovës në përballjen me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Me këtë rast, i ngarkuari me punë pranë ambasadës gjermane në Kosovë, Christian Böttcher i ka uruar fat Kosovës.

“I urojmë ekipit kombëtar të Kosovës fat të mbarë në ndeshjen e sonte kundër Sllovenisë! I Ngarkuari ynë me Punë, Christian Böttcher, pati kënaqësinë të takohej me trajnerin e ekipit kombëtar,  Foda dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Weidner”.

“Të dy sjellin përvojën dhe përkushtimin e tyre nga Gjermania, dhe me ta si pjesë të ekipit, Kosova gëzon mbështetjen e plotë gjermane!”, thuhet në një njoftim të ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.

Latest from Blog

Go toTop