January 28, 2026
1 min read

Diskriminim në festim ditëlindjesh, babai i Toneyt: Benitës i kanë bërë tortë të 5 eurove e Elionën e trajtuan si VIP

Në këtë vit në realityshoun Big Brother VIP Kosova, u festuan disa ditëlindje.

Por, jo për gjithë banorët u festua njësoj.

Babai i Tonyet, Ekremi, ka bërë një reagim në Instastory, ku tregoi se si banorët po diskriminohen në festa të tilla, shkruan Demantim News.

Ai tha se në ditëlindjen e Benitës, asaj ia bërën surprizë një tortë të 5 eurove, kurse, për ditëlindjen e Toneyt, Bigu shpërndau disa birra si me qenë ‘happy hour’.

E kur e kanë ditëlindjen sipas tij, të preferuarat e produksionit, si Eliona dhe Dolçe, për to organizohet festë VIP dhe me LUX.

Sipas babit të Toney, këto standarte të dyfishta tregojnë qartazi se si produksion po tregon anim te banorët, gjë që nuk do duhej ta bëntë assesi.

Latest from Blog

Go toTop