February 4, 2026
1 min read

“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidenten dhe ministrin e Tanzanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.

Takimet, siç përshkruan Osmani, u karakterizuan me diskutim të hapur dhe miqësor.

“Me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në midis Kosovës dhe Tanzanisë”, u shpreh Osmani.

Presidentja e vendit është duke qnëdruar në EBA, në kuadër të Samitit Botëror për Qeverisje.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop