Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në rajonin e Prizrenit qysh në ditën e parë të vitit 2026.
Në një rast të raportuar në Prizren, Policia ka shoqëruar tre persona në stacionin policor. Pas iniciimit të rastit, në raportin 24-orësh thuhet se dy nga personat janë liruar, ndërsa një është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Në një rast tjetër në këtë qytet, një qytetar ka raportuar se ka gjetur një predhë me kalibër të panjohur në oborrin e tij. Njësiti policor ka sekuestruar predhën si provë materiale.
Sakaq, në Suharekë, një burrë po ashtu ka raportuar dëmtimin e xhamit të veturës së tij, dyshohet gjatë festimeve të Vitit të Ri. Nuk raportohet për të lënduar, dhe rasti është duke u hetuar.
“Prizren / 01.01.2026 – 00:00. Raportohet se në rrjetin social janë publikuar pamje ku shihen persona duke shtënë me armë. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 41 gëzhoja, dy pistoleta pa fishekë. Lidhur me rastin tre të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit dy prej tyre janë liruar ndërsa një është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Suharekë / 01.01.2026 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar xhami i veturës së tij dyshohet gjatë festimeve të vitit të ri. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.
Prizren / 01.01.2026 – 14:47.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij ka gjetur një predhë e kalibrit të panjohur. Njësiti policor ka sekuestruar predhën si provë materiale, rasti nën hetime”.