December 30, 2025
1 min read

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranit tha se sot, populli përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

Përmes një postimi, Osmani tha se veteranët e UÇK-së u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.

“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.  Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore”.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, ka shkruar ajo.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop