by
June 26, 2026
1 min read

Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, një jetë mes dhimbjes dhe pritjes së pafund!

Sot, Ferdonije Qerkezi shënon ditëlindjen e saj të 73-të, një datë që nuk mbart gëzim, por kujtime të rënda që koha nuk ka mundur t’i zbehë.

Në mendjen dhe shpirtin e saj, kjo ditë nuk lidhet me urime apo festë, por me kujtimin e djemve të saj, ditëlindjet e të cilëve kanë mbetur të vetmet data që ajo i rikthen vazhdimisht në heshtje, me mall dhe dhimbje të pashuar.

Jeta e saj u ndërpre në mënyrë të dhimbshme gjatë Luftës së fundit në Kosovë, kur humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, një humbje që ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e jetës së saj.

Latest from Blog

Go toTop