January 28, 2026
1 min read

Djegia e Kuranit në Gjakovë, libri i shenjtë u gjet ku gjuhet bërlloku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Çabratit në Gjakovë, ku persona ende paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar dhe djegur Kuranin.

Në vendin ku u gjet libri i shenjtë gjuhet bërlloku dhe ajo pjesë është zonë e pabanuar.

Edhe pse hetimet kanë nisur, akoma nuk janë identifikuar personi apo personat e përfshirë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur se procesi po vazhdon dhe janë në fazë të grumbullimit të provave.

Ai shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale.

Latest from Blog

Go toTop