March 7, 2026
1 min read

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

Demokracia në Veprim (DnV) ka kërkuar që të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

DnV thekson se në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që pritet të çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe kur 11 marsi – si afat ligjor për këtë procedurë është drejt përfundimit – përmbyllja e procesit të emërimit të përbërjes së re të KQZ-së bëhet edhe më e rëndësishme.

“ Kjo sidomos për shkak se legjislacioni aktual nuk parasheh më vazhdimin automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë – në rast të zgjedhjeve – siç ishte rregulluar me ligjin e mëparshëm”.

“Për këtë arsye, DnV i bën thirrje Presidentes së vendit dhe subjekteve parlamentare që të ndërmarrin dhe përmbyllin pa vonesë hapat e nevojshëm për e nominimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së”.

“Çdo proces i mundshëm zgjedhor duhet ta gjejë Kosovën me institucione zgjedhore të konsoliduara, funksionale dhe me mandat të qartë ligjor, në mënyrë që administrimi i zgjedhjeve të mos shoqërohet me dilema për legjitimitetin e tij”.

Latest from Blog

Aktorja e njohur në lidhje me Mbappe?

Kylian Mbappe duket se ka nisur një romancë të re. Ai u pa nën shoqërinë e aktores së njohur spanjolle, Ester Exposito, dhe rrjeti është ndezur me thashetheme. Informacioni rreth një takimi
Go toTop