February 10, 2026
1 min read

“Do të shkoj në Hagë”, Konjufca: Kam aplikuar për të qenë aty në ditën përfundimtare

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka aplikuar për të qenë i pranishëm në Hagë në ditën përfundimtare të procesit.

Sipas tij, akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së janë të paqëndrueshme, shpifje dhe gënjeshtra.

“Prapë do të shkoj në Hagë. Po, po, do të jem aty në ditën përfundimtare, kam aplikuar për me qenë aty dhe do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në atë proces. Unë pres që ky proces, këto akuza me dështu. Janë të paqëndrueshme, janë shpifje, janë gënjeshtra të cilat e ofendojnë në palcë luftën tonë çlirimtare”, deklaroi Konjufca.

Ai u shpreh optimist se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop