Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të tentim-kontrabandës në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush.
Gjatë kontrollit të një automjeti në hyrje të Kosovës, drejtuesi deklaroi se nuk kishte mallra për deklarim. Megjithatë, kontrolli i detajuar zbuloi 504 copë Barium Sulfate të padeklaruara, të fshehura në bagazh.
Sipas Doganës, personi dyshohet se ka tentuar t’i fusë mallrat në territorin e Kosovës pa i deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Mallrat janë sekuestruar, ndërsa ndaj rastit do të zhvillohen procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi.