September 29, 2025
1 min read

Dogana parandalon kontrabandimin me pajisje mjekësore në Merdarë

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandimit me pajisje mjekësore të padeklaruara në pikë kalimin kufitar të Merdarës.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:50, ku në një bagazh të një automjeti u zbuluan pajisjet mjekësore si: tetë defibrilatorë të përdorur – Lifepak Medtronic, tre defibrilatorë të rinj – Physio-Control Lifepak CR, dhe dy pako ndihme të parë.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në garantimin që pajisjet mjekësore që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të jenë të sigurta, të certifikuara dhe të kontrolluara sipas standardeve të përcaktuara”, thuhet tutje në njoftim.

Mund të jetë një imazh i ‎zemër dhe ‎teksti që thotë "‎ጅ Property PropertyofDulwicth.ollege of Dulwich College Please Return to The Medical Centre บานท وللاال PHYSIO PHYSIO LIFEPAK CR2 CONTROL Defibrillator‎"‎‎
Mund të jetë një imazh i çantë e veglave, kapelë dhe teksti që thotë "ofih Dafih Medtronic LIFEPAK DEFIBRILLATOR ASHE! SHE"

Latest from Blog

Go toTop