March 13, 2026
1 min read

Dorëhiqen “guximtarët” e Pejës, i japin përkrahje Vjosa Osmanit

Partia “Guxo” – dega në Pejë ka mbyllur aktivitetin e saj për t’i dhënë përkrahje Vjosa Osmanit.

“Kjo dorëheqje vjen si pasojë e mungesës së mbështetjes ndaj presidentes Vjosa Osmani nga partia “Guxo” në Pejë. Vjosa Osmani mbetet një lidere që ka përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës dhe ka mbrojtur interesin shtetëror në çdo rrethanë.
Është tepër shqetësues qëndrimi i znj. Donika Gërvalla, e cila ka lobuar kundër rizgjedhjes së presidentes Osmani. Për ne është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mungojë përkrahja për një presidente që ka dëshmuar integritet dhe përkushtim ndaj shtetit, si edhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në politikën e jashtme.
Për këto arsye, në shenjë mospajtimi me këtë qasje dhe në mbrojtje të parimeve në të cilat besojmë, japim dorëheqje nga partia “Guxo” – Pejë dhe mbështesim presidenten Osmani në çdo vendim të mëtejmë.
Me respekt,
Nezir Jahmurtaj,
Ruzhdi Blakaj,
Ramiz Cukaj,
Feriz Gashi
Anëtarë të kryesisë së degës së partisë “Guxo” në Pejë dhe anëtarë të këshillit të përgjithshëm të partisë “Guxo”.
Kjo dorëheqje vjen edhe si rezultat i mosdorëheqjes së dy bashkëkryetarëve, njëkohësisht uzurpues të partisë “Guxo”, Faton Peci dhe Donika Gërvalla”, thuhet në reagimin e “Guxo”-s në Pejë.

Latest from Blog

Labinot Rexha kërkon “Liri për Gjestin”

Në një postim për instagram story, ish banori i Big brother Vip Kosova Labinot Rexha ka kerkuar liri për Gjestin. “Gjesti është një artist shembullor që ka treguar kulturë,respekt dhe talent. Une
Go toTop