Vezir Haziraj, i cili ishte në arrati prej tetë ditësh, është dorëzuar në Policinë e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftoi se dorëzimi i Hazirajt është realizuar pa incidente, pas një plani operativ të zhvilluar nga Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim me njësi të nivelit qendror.
Në operacion janë përfshirë NJSI/FIT, njësia e vëzhgimit dhe njësi të tjera, ndërsa sipas Policisë, AKI-ja ka luajtur rol kyç gjatë gjithë periudhës së kërkimit.
“Haziraj, duke e parë se nuk kishte mundësi largimi, është dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident”, bëri të ditur Policia.
Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas intervistimit është urdhëruar ndalimi i tij për 48 orë.
“Brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për çka do ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar Nikçi.
/Demantim News/