Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin ndaj Dragan Ristiq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, duke e liruar nga akuza.
Ristiq, i cili ndodhet në paraburgim, me vendim të gjykatës, kjo masë ndërprehet dhe i njëjti lirohet.
Në sallën e gjykimit ishte edhe një familjar i tij, i cili iu gëzua aktgjykimit të gjykatës.
Prokurori special, Ilir Morina, në fjalën përfundimtare kishte deklaruar se nga të gjitha provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor del qartë dhe bindshëm se Ristiq në cilësinë e personit civil edhe pse nuk ishte pjesë e strukturave policore-ushtarake serbe, vullnetarisht u është bashkuar këtyre strukturave.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 27 qershor 2025 e kishte ngritur aktakuzën për veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile”.