Ndeshja e fundit e Superligës së Kosovës në futboll për këtë vit, ishte hiq më pak se derbi Drita-Prishtina.
E paraparë të luhet javë më parë, por për shkak të angazhdimeve që i pati Drita në garat evrpiane, kjo përballje u zhvillua sot në Gjilan, me ç’rast fitore shënoi kampionja akruale FC Drita me rezultat 2:0, dhe e mbylli vitin me 29 pikë, një më pak se Prishtina, apo -4 nga lideri Ballkani.
Starti i ndeshjes i takoi Prishtinës, me posedim të topit dhe një presion më të madh që të vika e fundit e Dritës, por kjo zgjati vetëm 15 minuta, e më pas u pa vetëm një skuadër në fushë.
Pas rastit ideal që e pati Raddy Ovouka, kur doli përballë me portierin Altin Gjiokaj i cili e shpëtoi goline sigurtë, kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi për dy minuta asistoi në dy golat e pjesës së parë të cilët u realizuan nga Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka, të dy me kokë.
Pjesa e dytë ishte më e varfër edhe sa i përket rasteve, kurse gola nuk pati, kjo sepse Drita e menaxhoi shumë mirë epërsinë nga pjesa e parë, derisa Prishtina nuk krijoi asnjë rast që vlen të përmendet, apo më saktë portieri i Dritës, Lorik Behluli, ishte i papunë.
Tash skuadrat janë në pushim. Drita dhe Prishtina sigurisht do të punojnë për ta forcuar skuadrën për pjesën e dytë të Superligës, për të qenë të dyja rivalet e denja të liderit Ballkanit në garë për titull.