December 26, 2025
1 min read

Drogba për ligën në të cilën nuk mund të luante: Do të ishte shumë e vështirë për mua

Didier Drogba, një nga golashënuesit më të mëdhenj të dekadave të fundit dhe një legjendë trofesh për Chelsean, po shijon daljen në pension pas përfundimit të karrierës së tij në futboll.

Në një podcast, ai zbuloi pse nuk luajti kurrë në Bundesligë.

“Nuk kam pasur kurrë mundësinë të luaj për një klub gjerman. Sinqerisht, do të pranoja të shkoja atje, por kam shumë frikë nga të ftohtit. Do të ishte shumë e vështirë për mua. Do të kisha vështirësi, vëlla. Moti gjerman është shumë i ftohtë”, tha qendërsulmuesi i famshëm.

Legjenda e futbollit Drogba është një nga sulmueait më të mirë të futbollit që luajti 381 ndeshje për Chelsean, duke shënuar 164 gola dhe duke asistuar 86 prej tyre. Ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë, një gjuajtës penalltish që i solli Chelseat titullin e parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2012, gjithashtu ndihmoi klubin të fitonte katër tituj të Premier League me golat e tij. Sulmuesi fantastik nga Bregu i Fildishtë ka luajtur për Le Mans, Guingamp, Marseille, Shanghai, Galatasaray, Montreal Impact dhe Phoenix Rising në rininë e tij. Ai ka shënuar 65 gola në 105 paraqitje për ekipin kombëtar.

Latest from Blog

Go toTop