Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, zëdhënësi i këtij institucioni Veton Dula bëri të ditur se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interest.
“Kjo lëndë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit në këtë rast, përfundon më 11 mars 2026.”, tha ai.