December 22, 2025
1 min read

Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin e tij dhe të BIK-ut para dhe pas luftës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai është pritur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Durmishi ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin institucional, në frymën e mirëkuptimit dhe në shërbim të interesit shtetëror.

“Sot takova Myftiun e Republikës së Kosovës, z. Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij. Biseduam për bashkëpunimin institucional, në frymën e mirëkuptimit dhe në shërbim të interesit shtetëror. Falënderova Myftiun dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre para dhe pas luftës”, ka shkruar Durmishi. Hysen Durmishi është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në listën zgjedhore të kësaj partie garon me numrin 24.

Latest from Blog

Aktorja nga Kosova fiton një çmim Oscar

Një moment krenarie për shqiptarët në skenën më të madhe të kinematografisë botërore. Aktorja nga Kosova, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën e 98th Academy Awards, duke qenë pjesë e ekipit fitues

Çka dihet deri më tani për vrasjen në Gjakovë?

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili tha se

Gjakovë: Një person mbetet i vrarë e tjetri i plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë. Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia, përmes zëdhënësit rajonal Sheremet Elezi.
Go toTop