February 23, 2026
1 min read

Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur sërish fajtor Dushko Arsiqin në rigjykim, duke e dënuar me 13 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Arsiqi obligohet të paguajë edhe shpenzimet e procedurës, përfshirë 200 euro paushall gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Rasti ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi fillimisht Arsiqi ishte dënuar me 13 vjet burgim më 2 shkurt 2024.

Latest from Blog

10 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë mediat italiane. Alessio thuhet se teksa po luante, goditi me
Go toTop