October 20, 2025
1 min read

Dy asambleistet e LDK-së në Vushtrri distancohen nga marrëveshja e Tahirit me LVV-në: Na gënjeu se u koordinua me qendrën

Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama, dy asambleiste të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, janë distancuar nga marrëveshja për koalicion, që kandidati i kësaj partie, Xhafer Tahiri, e nënshkroi sot me Lëvizjen Vetëvendosje për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Ne, si asambleiste të zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri, shprehim publikisht distancimin tonë të plotë nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së”, thuhet në reagimin e asambleisteve.

Ato thonë se Tahiri, i cili doli i treti në rundin e parë, i mblodhi asambleistët dhe bënë një fotografi pas një “pohimi të rremë” nga ai.

“Në takimin e mbajtur dje, kërkova qartësisht të di nëse marrëveshja në fjalë është realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe me statutin e LDK-së, ku nga kryetari Xhafer Tahiri u pohua se një gjë e tillë është bërë. Fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së”, thuhet në reagim.

Asamblistet i qëndrojnë qëndrimit qendror të LDK-së, e cila e konsideroi të papranueshëm vendimin e Tahirit, për të cilin tha se s’u mor miratimi i partisë.

“Megjithatë, dua të theksoj me vendosmëri se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike. Me respekt, Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë”.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop