March 9, 2026
1 min read

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megit në pritje të ëmbël

Dy motrat e njohura të Megi Pojanit, Ina Pojani dhe Marsi Pojani, kanë ndarë një lajm të mrekullueshëm me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku të dyja janë në pritje të ëmbël!

Fotot e postuara nga Megi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, tregojnë barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshjet e lumtura, duke shpërndarë gëzim dhe emocione me çdo ndjekës të saj në rrjete sociale.

“Poopita dhe Urina janë në pritje të bebit Appleinas . Unë jam teze Strawberrita ”-shkruan Megi plot emocion në postimin e saj të ndarë pak momente më herët në rrjete sociale.

Urimet kanë qenë të pafundme, nga fansat dhe jo vetëm. Rikujtojmë që Ina ishte e para që bëri publike shtatzëninë e saj duke postuar një video në llogarinë personale të Instagram-it më 29 tetor 2025. Po ashtu nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në fillim të tetorit ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, në një ceremoni larg syrit të mediave.

Ndërsa shtatzënia e Marsit ishte totalisht një surprizë shumë e ëmbël. Ende nuk dihet emri apo portreti i partnerit të saj, por pas lajmit që bëri bujë me siguri të gjithë do të jenë sy e vesh për të zbuluar më tepër detaje.

Latest from Blog

Go toTop