December 3, 2025
1 min read

Dy lëndime godasin KB Prishtinën gjatë para-kualifikimeve për EuroBasket 2029

KB Prishtina ka marrë lajme të këqija nga para-kualifikimet e EuroBasket 2029, teksa dy prej lojtarëve të saj janë lënduar gjatë paraqitjeve me përfaqësueset e tyre.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë si edhe skuadrës së Sigal Prishtinës, Daniel Lekndreaj, ka pësuar çarje të ligamentit ACL, lëndim që kërkon ndërhyrje kirurgjikale.

Ai pritet të mungojë 3-4 muaj, duke përbërë një goditje të madhe si për Shqipërinë, ashtu edhe për Prishtinën. Ndërkohë, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valmiri Kakruki, ka marrë një goditje në ndeshjen kundër Irlandës dhe do të mungojë për 10–14 ditë.

KB Prishtina u uron të dy lojtarëve shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushë.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop