November 3, 2025
1 min read

Dy persona e bëjnë për spital një tjetër në Viti

Një person në Viti është dërguar për trajtim mjekësor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjete të forta, nga dy persona të tjerë,

Policia ka bërë të ditur se dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë me mjete të forta”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është  informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop