August 12, 2026
1 min read

Dy shtatzëni të reja konfirmohen pas IVF-së në QKUK

Dy shtatzëni të reja janë konfirmuar pas procedurave të fertilizimit të asistuar, të kryera në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Konfirmimi është bërë përmes analizës së β-hCG-së, si pjesë e programit të fertilizimit të asistuar që po ofrohet në kuadër të sistemit publik shëndetësor.

Në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe konfirmime të tjera, ndërsa këto raste paraqesin një tjetër rezultat pozitiv të këtij programi në sektorin publik.

Lajmi është pritur me urime për familjet dhe stafin mjekësor të përfshirë në këtë proces.

Latest from Blog

Go toTop