Janë arrestuar dy persona për armëmbajte pa leje, njëri në Rahovec e tjetri në Gjakovë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Rahovec është gjetur dhe konfiskuar një kondak i armës model i panjohur dhe një detektor metali.
Ndërkaq, i dyshuari në Gjakovë dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dhe policia ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë me një karikator me 10 fishekë dhe 8 gëzhoja.
“Rahovec/28.09.2025 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një kondak i armës model i panjohur dhe një detektor metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
“Gjakovë/28.09.2025 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë me një karikator me 10 fishekë dhe 8 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.