January 13, 2026
1 min read

Dy të lënduar nga incidenti me thikë në Klinë, Policia jep detajet

Rreth orës 10:40, Policia është njoftuar për një përleshje që ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar, se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tre personave, të cilët fillimisht kanë qenë në një lokal dhe më pas kanë dalë jashtë, ku ka eskaluar situata në përleshje fizike.

“Dy persona dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka deklaruar Gashi.

Sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka bërë të ditur se njësitet relevante janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij.

Rasti është duke u hetuar dhe organet e rendit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Latest from Blog

Go toTop