Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuara të personave të zhdukur, ku dy vajza të mitura janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.
Rasti i parë është raportuar më 2 gusht në rajonin e Gjilanit, ku një prind ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka më informacione për vendndodhjen e saj.
Rasti i dytë është raportuar në Malishevë, ku po ashtu një prind ka kërkuar ndihmën e policisë pasi vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia.
Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar nga njësitet kompetente.