October 22, 2025
1 min read

Dyshime për helmim të nxënësve në Vitomiricë, Prokuroria nis hetimet

Disa nxënës të shkollës “7 shtatori” në Vitomiricë të Pejës dyshohet se u helmuan të hënën.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se shtatë nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Pasi kemi pranuar informacionin Prokurori kujdestar e ka autorizuar policinë për mbledhjen e informacioneve të nevojshme lidhur me rastin. Ka dyshime se janë helmuar disa nxënës në Vitomiricë. Shtatë nxënës kanë kërkuar trajtim mjekësor”, deklaroi Nikçi.

“Aktualisht është intervistuar drejtori i shkollës deri pritet të intervistohen edhe persona të tjerë. Jemi duke pritur rezultatet nga Inspektorati Sanitar i Punës dhe do të shohim nëse kemi të bëjmë me helmim. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, tha ai.

Nikçi nuk bëri të ditur nëse ka ndonjë person të ndaluar apo arrestuar për këtë ngjarje.

Latest from Blog

A është ende beqare Mimoza Shkodra?

Mimoza Shkodra vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera në publik. Projektet e saj nuk janë aq të shpeshta, megjithatë përherë pëlqehen kaq shumë nga fansat e saj. Shkodra, që

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Rafiz Sejdiu

Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rafiz Sejdiu, është ndarë nga jeta. Kështu ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës në një njoftim të tyre, ku shprehin ngushëllim
Go toTop