Trepça Sh.A. ka suspenduar përkohësisht dy punëtorë të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.
Dy punëtorët, Z.R. dhe H.K., dyshohen se kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet, duke organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës.
Sipas Trepçës, ndaj tyre ekziston dyshimi për shkelje të rënda të detyrave të punës, ndërsa rasti pritet të shqyrtohet nga Komisioni Disiplinor.