Një shtetas serb është arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit nga Serbia në Kosovë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.
“Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje