November 18, 2025
1 min read

Dyshohet për një të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë.

Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, derisa një tjetër është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.

Latest from Blog

Go toTop