February 27, 2026
1 min read

Dyshohet që Epstein përdorte bazat Ajrore britanike për trafikimin e vajzave, nisin hetimet

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka kërkuar një hetim të plotë për të verifikuar nëse Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, ka përdorur avionët e tij privatë për të trafikuar gra dhe vajza në Mbretërinë e Bashkuar, duke i transportuar në baza të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF).

Sipas një raporti të The Telegraph, Healey ka kërkuar që zyrtarët britanikë të shqyrtojnë dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes për dy dekada dhe të verifikojnë çdo mundësi lidhjeje mes avionëve të Epstein dhe bazave të RAF-it.

Hetimi i nisur nga Healey vjen disa ditë pasi ish-kryeministri laburist Gordon Brown u bëri thirrje autoriteteve të hetojnë nëse ish-princi, Andrew Mountbatten-Windsor, kishte përdorur udhëtime me avion të financuara nga taksapaguesit dhe bazat e RAF-it për t’u takuar me Epstein.

Sipas The Telegraph, Brown ishte veçanërisht i shqetësuar për një fluturim privat që Epstein kishte kryer me një avion tip Gulfstream, i cili u ul në një bazë ajrore në Norfolk në dhjetor të vitit 2000, përpara se ai të vizitonte rezidencën mbretërore të Sandringham House së bashku me Mountbatten-Windsor.

Mountbatten-Windsor u arrestua javën e kaluar për dyshime për shpërdorim detyre, ndërsa shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Ai dyshohet se kishte dërguar dokumente konfidenciale qeveritare tek Epstein. “Po ecim me ritme të shpejta për të publikuar grupin e parë të dokumentave në fillim të marsit,” tha një zëdhënës i komitetit të inteligjencës.

Ndërsa kryeministri Keir Starmer e shkarkoi Mandelsonin nga posti i ambasadorit vitin e kaluar pas zbulimeve të reja mbi marrëdhënien e tij me Epstein, lideri britanik po përballet me pasoja politike, pasi mbeten pikëpyetje mbi vendimin e tij për ta emëruar atë fillimisht në këtë rol.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, European Anti-Fraud Office (OLAF), deklaroi gjithashtu të enjten se po shqyrton veprimet e Mandelsonit gjatë kohës që ai shërbente në Bruksel si komisioner britanik për tregtinë mes viteve 2004 dhe 2008, pas një kërkese nga Komisioni Europian.

Latest from Blog

Go toTop