March 30, 2026
1 min read

Dyshohet se dhunoi mbesën në Berat, 39-vjeçari mohon akuzat: U sajua nga kunata

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin Sabri Likaj, i dyshuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me mbesën e tij 15-vjeçare.

JOQ Albania raporton se i pandehuri nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të papërshtatshëm me të miturën dhe se denoncimi është i sajuar nga kunata, me të cilën pretendon se ka konflikt për çështje pronësie.

Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari Ervis Koxhaj vendosi të konsiderojë të ligjshëm arrestimin dhe të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Likajn, banues në fshatin Gjeroven, Berat.

39-vjeçari u vu në pranga tre ditë më parë, pas kallëzimit të bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat nga e mitura me iniciale N.L. dhe nëna e saj.

Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Latest from Blog

Go toTop