Një person është arrestuar sot në Prizren, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.
Sipas të dhënave nga hetimet, i dyshuari është Ibish Çoçaj, pronar dhe person përgjegjës i një Qendre për Verifikim të Aftësive Profesionale.
Ai dyshohet se që nga viti 2019 ka lëshuar rreth 1,679 diploma profesionale, pa u zhvilluar paraprakisht trajnimet teorike dhe praktike që kërkohen për përfitimin e tyre.
Dyshimet e hetuesve janë se për secilën diplomë është paguar rreth 300 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e përfitimit të dyshuar arrin në rreth 500 mijë euro.
Rasti është nën hetim nga autoritetet kompetente.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.