July 14, 2026
1 min read

Dyshohet se u përdor thikë në një rrahje në Gjilan, tre persona të arrestuar

Rrahje në qendër të Gjilanit, tre persona në pranga – dyshohet se u përdor edhe thikë

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 16:36, ndërsa me ndërhyrjen e menjëhershme të njësive policore janë arrestuar tre të dyshuarit e përfshirë në incident.

Nga hetimet fillestare dyshohet se gjatë rrahjes është poseduar edhe një thikë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe krim-teknikës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale.

Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e përdorimit të mjetit të mprehtë. Megjithatë, dy nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të shqetësimeve shëndetësore, mëson /Demantim News/.

Lidhur me rastin, hetimet po vazhdojnë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Latest from Blog

Go toTop