August 4, 2026
1 min read

E ardhmja e Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, klubi pret oferta

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë e pasigurt, ndërsa klubi italian është i hapur të shqyrtojë oferta për sulmuesin kosovar.

Sipas raportimeve nga Italia, 27-vjeçari nuk konsiderohet pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Luciano Spalletti, megjithëse deri më tani nuk ka interes konkret nga ndonjë klub për transferimin e tij.

Aktualisht, Zhegrova ndodhet me skuadrën në turneun përgatitor në Azi, por largimi i tij para mbylljes së afatit kalimtar mbetet një mundësi.

Gjatë sezonit të kaluar, reprezentuesi i Kosovës regjistroi vetëm 525 minuta në të gjitha garat, pa arritur të shënojë gol apo të kontribuojë me asistime.

Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille për 15.5 milionë euro dhe është i lidhur me klubin italian me kontratë që skadon në vitin 2030.

Latest from Blog

Go toTop