October 20, 2025
1 min read

E bën rrugën me baltë, gjobiten drejtuesi dhe personi juridik në Gjakovë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka shqiptuar gjoba ndaj një drejtuesi mjeti dhe personit juridik, pas vëzhgimit të baltës në rrugën “Wesley Clark”, e cila krijonte rrezik për pjesëmarrësit në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë në  Facebook, mgjarja ka ndodhur më 18 tetor 2025, rreth orës 09:00, gjatë patrullimit të policisë.

Kundërvajtësi u gjobit me 100 euro, ndërsa personi juridik në emër të të cilit ishte regjistruar mjeti motorik, u gjobit me 1 mijë euro.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete parandaluese për ngritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit në trafikun rrugor”.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop