January 15, 2026
1 min read

E dhimbshme: Taksisti 55-vjeçar gjendet i vdekur brenda veturës së tij në Prizren

Mesnatën e së enjtes, një person është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në Prizren.

Policia bëri të ditur për Klankosova.tv se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 55-vjeçare, me iniciale A.S., me profesion taksist.

I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me veturën e parkuar në një vendparkim të rezervuar për Taxi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi po ashtu njoftoi se gjatë ekzaminimit të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të t Hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, deklaroi ai.

Latest from Blog

Nga po shkon LDK-ja?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më të vjetër në Kosovë, që nga

Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e
Go toTop