Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u është drejtuar me një thirrje siç e ka kategorizuar ai “me rëndësi” qytetarëve. U ka bërë thirrje të dalin të votojnë “tash”, e të mos ta lënë për më vonë. Kjo sepse sipas Muratit, nga ora “17:00 deri ora 19:00”, mund të ketë radhë e pritje të gjata për votuesit.
“ME RËNDËSI. Kushdo që ende nuk ka votuar, është mirë të dilni TASH dhe mos e lini për më vonë, sepse prej orës 17:00-19:00 pastaj mund të ketë edhe radhë nëpër vendvotime dhe ju bjen të prisni”, shkroi Murati.

Deri në orën 13:00, sipas statistikave zyrtare nga KQZ, kanë votuar 16.62 për qind e qytetarëve në lista të votimit apo 336 mijë e 568 votues.