March 10, 2026
1 min read

E mitura sulmohet seksualisht në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 18 shkurt të këtij viti, ndërsa arrestimi i tij u bë në mars.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Vdes polici Bajram Mustafa

Këtë të martë, ka ndërruar jetë zyrtari policor, Bajram Mustafa. Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një telegrami ngushëllimi. “Me rastin e vdekjes të zyrtarit policor Bajram
Go toTop