May 7, 2026
1 min read

E rëndë në Berat: Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari i zhdukur prej disa ditësh

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri, ku një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë në qytetin e Beratit.

Ai ishte larguar nga banesa më 30 prill dhe i ati kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij. Duke dyshuar se mund të ishte hedhur në lumë, pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë u gjet mesditën e sotme në fshatin Remanicë.

Një 30-vjeçar nga lagjja “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot i mbytur në lumë. David Shehaj ishte larguar nga banesa më 30 prill dhe i ati kishte denoncuar në polici largimin e tij. Pas dëshmive të marra nga disa persona të zonës se e kishin parë duke u hedhur në lumë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Repartit Ushtarak në Poshnje nisën mëngjesin e sotëm kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit Osum.

Trupi i pajetë i 30-vjeçarit u gjet pas disa orësh kërkimesh në lumë, në fshatin Remanicë dhe u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

30-vjeçari David Shehaj kishte qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe kishte precedentë penalë, pasi disa herë është arrestuar për vjedhje.

Latest from Blog

Go toTop