September 11, 2025
3 mins read

Edhe Jasharaj i reagon Osmanit: Gjendja në shkollat publike nuk është aq e mjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm theksoi se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumëta infrastrukturore gjatë shkollimit.

Osmani ceku problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve,mungesë pastrimi per muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë cka tjetër.

E në lidhje me këto çështje të cekura nga Presidentja Osmani ka reaguar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se  BASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë.

  “ Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës  nuk është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është. Probleme me kanalizimin,  me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes  janë gjithë këto  probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga  ai institucion arsimor dhe i ka dërguar  në një institucion shkollor privat. Nëse  cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë  atëherë përfaqësuesit  e lartë të  institucioneve  nuk mjafton të flasin e tregojnë  pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor”, ka thënë Jasharaj.

Reagimi i plotë i Jasharajt:

Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës  nuk është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është

Probleme me kanalizimin,  me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes  janë gjithë këto  probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga  ai institucion arsimor dhe i ka dërguar  në një institucion shkollor privat. Nëse  cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë  atëherë përfaqësuesit   e lartë të  institucioneve  nuk mjafton të flasin e tregojnë  pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor.

Probleme  me kanalizimin e tualetet  mund të ndodhin kohë pas kohe, por ato evitohen . Sa i takon rrymës  dhe ujit shkolla ndan fatin me rrethin ku vepron si institucion arsimor. Pra, nuk ka raste kur rryma e uji  dhe nxehja i ndalen  me qëllim vetëm shkollës , po ndërprerja për cilat do arsye qofshin  përfshinë edhe banesat  e shtëpitë  në atë lokalitet.

E nderuar Presidente SBASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë,  por edhe shumë e mirë nuk është.  Institucionet qendrore nuk kanë bërë detyrën e tyre me qëllim që të ndahen mjete  në shumën  duhur që shkollat tona të jenë të shekullit 21 me mjete pune dhe ambiente  e jo të punohet ende me shkumës e shpuzë e me tekste shkolloret dëmtuara e stërvjetruara.

Nuk është zgjidhje e mirë që udhëheqësit fëmijët e tyre t’i dërgojnë në institucione private arsimore  që punojnë në kushte shumë të mira e të lihen qindra e mijëra fëmijë  të arsimohen në aso kushte  që ju i  keni cekur.  Institucionet  qendrore  duhet të bëjnë shumë më tepër për arsimin publik  sepse këtë e kanë obligim.

Latest from Blog

Limi e ledhaton dhe ia puth dorën Dolces!

Limi dhe Dolce nga minuta në minutë sa po afrohen më shumë. Edhe mbrëmë, edhe gjatë ditës së sotme, dyshja kanë ndarë momente intime me njëri-tjetrin, si nga fërkimi i këmbëve, pastrimi

Suanita nis ditën në dush

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova, Suanita, ka nisur ditën sot me një dush të shpejt. Derisa edhe pse banore e re, ajo është përfshirë në shumë debate.
Go toTop